Albin Kurti ua kthen letrat Erdoganit e Netanyahut, mësoni përmbajtjen e tyre

09:47 | 3 Mars 2021
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka kthyer letrat e urimit që i erdhën atij ditë më parë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në letrën falënderuese që Kurti i ka kthyer Erdoganit, shkruan se qytetarët e Kosovës më 14 shkurt vendosën që përmes zgjedhjeve demokratike të ndryshojnë të ardhmen e tyre, shkruan Arbresh.info.

“Sapo Qeveria të formohet, do të shikoj të thellojmë marrëdhëniet tona përmes një bashkëpunimi të hapur”, shkruan Kurti në letrën falënderuese për Erdoganin.

Ai tutje thotë se shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë urë lidhëse e miqësisë në mes dy vendeve tona.

Letrat e dërguara mund t’i gjeni në vazhdim:

Përmbajtja e letrës:

I Nderuar president Erdogan.

Faleminderit për letrën uruese të 15 shkurtit 2021.

Më 14 shkurt këtë vit, përmes zgjedhjeve demokratike qytetarët e Kosovës vendosën një ndryshim radikal për të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi, dhe turqit në Kosovë janë urë e miqësisë mes dy shteteve tona. Ne vlersojmë lart rolin e turqve në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të veçantë në qeverinë time.

Ne jemi shumë falënderues për mbështetjen e Turqisë dhe shoqërisë së saj gjatë momenteve vendimtare të shtetit tonë.

Kur qeveria jonë të formohet, do të shoh përpara për thellimin e marrëveshjeve tona duke hapur komunikim dhe bashkëpunim të sinqertë.

Ju lutem pranoni, shkëlqesia juaj konsiderantën dhe nderimet e mija më të larta.

“Unë e shoh këtë si një mundësi të forcimit të bashkëpunimit tonë politik, ekonomik dhe kulturor. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të jep i nderuar të adresojë çështjet relevante të komunitetit hebrej dhe trashëgimisë së saj në vendin tonë”, shkruan Kurti në letrën falënderuese dërguar Netanyahut.

 

 

Ndryshe në këto letra Kurti nuk ka përmendur çështjen e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndonëse kjo çështje është bërë temë diskutimi kohëve të fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale