Gjykimi ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të vazhdoj sot me fjalën përfundimtare të prokurorit, mbrojtjes dhe të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Ndonëse, pak ditë më parë Gjykata ua ka vazhduar paraburgimin Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit, sot ata mund edhe të lirohen nga paraburgimi pas përfundimit të fjalës përfundimtare, kur edhe pritet të shpallet aktgjykimi në këtë proces gjyqësor i cili ka filluar me 6 janar të vitit 2016.
Seancën e kaluar ka dëshmuar para gjykatës deputeti Armend Zemaj. Në dëshminë e tij, Zemaj nuk e ka identifikuar Albin Kurtin si hedhës të gazit lotsjellës.
Ndërsa në Gjykatë për të dëshmuar nuk erdhi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, edhe pse kishte pranuar ftesë për të dëshmuar.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.
Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.
Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.
Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër s...
Festa e Bajramit/ Inspektorati në terren, kontrollohen çmime...
Shërbimet inteligjente amerikane: Kina nuk pritet të pushtoj...
Aksion policor në lagjen e varfër të Rio de Janeiro, vriten ...
S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një...
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta