Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka postuar një fotografi jo të zakonshme në faqen e tij zyrtare në Facebook. Në këtë fotografi, shihet deputeti i VV-së, Glauk Konjufca duke folur në telefon kinse me Zyren e Kryeprokurorit, Aleksander Lumezi.
Kurti ka zgjedhur datën e sotme 25 korrik për të ironizuar me Prokurorinë e Shtetit lidhur me kallëzimin penal për shpifje dhe gënjeshtër nën betim në gjykimin kundër të ashtuquajturit “Syri i Popullit” që dy deputetët e VV-së kanë bërë kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli me datë 25 prill 2019.
Kurti ka publikuar kinse një bisedë që Konjufca e ka zhvilluar me Zyrën e Prokurorisë së Shtetit, të cilët i kanë ftuar dy deputetët për bisedë lidhur me kallëzimin penal.
Postimi i plotë i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje:
– Alo, mirëdita.
– Mirëdita.
– Unë jam Zana nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Po flas me deputetin e Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca?
– Po, unë jam.
– Prokurori i Shtetit ju kërkon të vini për një bisedë lidhur me Kallëzimin Penal që keni bërë me datë 25 prill 2019, në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Na vjen keq që nuk ju kemi thirrur më herët, por a mund të vini nesër, të premten, në ora 10:00?
– Ka tre muaj që pres këtë thirrje. Sigurisht që do të vij. Bëhet fjalë për Kallëzimin tonë Penal ndaj Presidentit dhe Kryeparlamentarit, që kanë gënjyer dhe shpifur nën betim në gjykimin kundër të ashtuquajturit “Syri i Popullit”, apo jo?
– Po, ashtu keni thënë në Kallëzim Penal.
– Aty do të jem. Ju falemnderit. A e keni ftuar edhe Albin Kurtin?
– Po, porsa mbarova bisedën me të. Edhe ai do të vijë.
– Shumë mirë. Atëherë mirupafshim nesër.
– Mirupafshim. Ju falemnderit z. Konjufca.
Në fund Albin Kurti ka shkruar që kjo bisedë do të ishte thjeshtë dhe e qartë vetëm sikur të ishte e vërtetë.
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...