Google ADS

Albin Kurti e Vitia vizitojnë familjen e Muhamet Koskovikut

12:05 | 4 Janar 2021
A Z

Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me kreun e VV-së Albin Kurtin kanë vizituar sot familjen e Muhamet Koskovikut, i cili ishte aktivist i VV-së.

Vitia thotë se, 10 vite pas, kujtojmë me respekt angazhimin e tij dhe shokëve që na mungojnë, raporton arbresh.info

Ky është postimi i plotë i tij:

10 vite pa shokun e aktivistin tonë Muhametin.

Me kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti vizituam bacën Zeqë për të ndarë bashkë kujtimet për Muhametin.

Muhamet Koskoviku ka qenë mik e aktivist i jashtëzakonshëm dhe humbi jetën pas një aksidenti në dhjetorin e 2010 teksa ishte duke punuar në fushatën kur Lëvizja VETËVENDOSJE! garoi për herë të parë në zgjedhje.

Tani, 10 vite pas, kujtojmë me respekt angazhimin e tij dhe shokëve që na mungojnë. Kujtime që na mbushin plot e na motivojnë për më tej.

10 vite pa shokun e aktivistin tonë Muhametin.

Me kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti vizituam bacën Zeqë…

Posted by Arben Vitia on Monday, January 4, 2021

 

Të ngjashme