Edhe gjatë ditës së sotme (e enjte) ka vazhduar ‘beteja’ e fjalëve mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi.
Shkëmbimi i ofendimeve kulmoi me kryeministrin i cili e quajti President helaq, Thaçin, shkruan portali arbresh.info.
“Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq”, shkruan kryeministri Kurti.
Kujtojmë se presidenti Thaçi mbrëmë në një intervistë tha se Kurti, Sveçla e Abazi morën dokumente në dhomën e përgjimeve në PTK.
“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla, kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, është shprehur Thaçi./arbresh.info/
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi