Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se do të takojë përfaqësues të Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues – dhënien e një ministrie për serbët.
Kurti thotë se duke mos pasur përfaqësues të tjerë të minoritetit serb në Kuvend, përpos Listës Serbe, atëherë ai do të takohet edhe me këtë subjekt, të cilin lideri i VV’së e quan zgjatim të Beogradit.
“Deri në ditën e certifikimit të zgjedhjeve, kemi shpresuar se ndoshta do të mund t’ia dalë një deputet tjetër serb, i cili nuk është i Listës Serbe. Problemi im me Listën Serbe nuk është pse ajo është serbe. Përfundimisht, me certifikim, u pa që kjo nuk është e mundur”, ka thënë Kurti në Euroneës të Shqipërisë.
Kandidati i VV’së për kryeministër thotë se do të takohet me Listën Serbe dhe do të veprojë ashtu sic parasheh kushtetuta, për dhënien e një ministre për përfaqësuesit serbë.
“Unë nuk dua t’i ekskomunikojë Listën Serbe, mirëpo unë dua të takohem me ta dhe ta shqyrtojmë këtë cështje dhe po e theksojë edhe njëherë, unë do ta respektojë Kushtetutën sa i përket kësaj cështje. Edhe sa i përket kësaj cështje, mirëpo duke mos e ngatërruar obligimin kushtetues me koalicion politik. Koalicion politik qeverisës me Listën Serbe s’kemi obligim të bëjmë”, ka thënë Kurti.
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...