Albin Kurti dhe Glauk Konjufca shfaqen bashkë nga Kamenica

14:03 | 8 Shkurt 2021
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje sikurse edhe partitë e tjera politike në vazhdimësi po bëjnë fushatë nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. Ndërsa sot partia e Albin Kurtit po viziton Kamenicën.

Ndonëse u përfol nëpër medie edhe nga analistë të ndryshëm politikë për një plasaritje midis Kurtit dhe Glauk Konjufcës, kjo fotografi mund të merret edhe si konfirmim i asaj se dyshja Kurti – Konjufca vazhdojnë të kenë raporte të afërta e të mira siç i kishin edhe në të kaluarën.

Një fotografi të kësaj dysheje e ka shpërndarë këshilltari i Konjufcës Ilir Kërçeli.

Shpërndaje në rrjete sociale