Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati për kryetar të ëksaj partie, Albin Kurti ka dalë pa dhënë asnjë fjalë.
Ai me të dalë nga objekti i LVV ka hipur në veturën e tij, ndërsa shihet të jet i buzëqeshur.
Ndryshe, Smajl Kurteshi nga LVV ka thënë kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje e ka marrëdisa vendime, raporton arbresh.info.
“E përkrahim letrën e 82 aktivistëve të LVV-së nga diaspora e cila është publikuar, çështja tjetër është se kryesia e ka mirëpritur kthimin e anëtarës së kryesisë Albulena Haxhiu e cila ka dhënë dorëheqje para disa muajve dhe se kryesia e LVV-së do të vazhdojë me takimet e saj për t’i tejkaluar problemet me të cilat po ballafaqohet këto ditë”, ka thënë Kurteshi./Arbresh.info

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...