Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka treguar se si do të jetë përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 47 ulëse në legjislaturën e nëntë, prej tyre do të jenë 28 burra dhe 19 gra, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa PDK do të ketë 25 deputetë – 17 burra dhe 8 gra.
LDK-ja sipas Krasniqit, do t’i marrë 20 ulëse, 14 burra dhe 6 gra.
AAK- Nisma do t’i ketë 8 deputetë, 5 burra dhe 6 gra.
“Sipas rezultateve të KQZ për vendvotime, përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu: VV: 47 deputetë, 28 burra dhe 19 gra (asnjë me kuotë), PDK: 25 deputetë, 17 burra dhe 8 gra (3 me kuotë), LDK: 20 deputetë, 14 burra dhe 6 gra (2 me kuotë), AAK-NISMA: 8 deputetë 5 burra dhe 3 gra (1 me kuotë)”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...