Deputetja nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se në seancën e sotme të Kuvendit, do të votojë pro tërheqjes së 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke përmendur rritjen e çmimeve si arsye për këtë.
Tutje Reshitaj i bëri thirrje deputetëve tjerë që ta mbështesin miratimin e këtij Projektligji.
Postimi i plotë i saj:
Sot, Vota ime është Pro Trustit!
Niveli i lartë i çmimeve ka bërë që këtyre ditëve të marr shumë kërkesa nga qytetarët për të përkrahur Projektligjin që hap mundësinë e tëheqjes së një pjesë të mjeteve nga Trusti.
Nga shumë kontakte e takime që kam pasur me qytetarë , konstatimi ka qenë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e zgjidh krizën ekonomike në vend, por natyrisht se do të jetë ndihmës për të përballuar situatën ekonimike nga trendi i rritjes së çmimeve të konsumit.
Unë kam marr besimin e qytarëve për të qenë Zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pranë tyre dhe me ta kurdo që atyre u nevojitet mbeshtetja ime.
Prandaj sot në përgjigje të të gjithë atyre që më kanë kërkuar mbështetje për miratimin e Projekligjit që hap mundësinë për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti u them se do të votoj PËR .
Gjithashtu ju bëjë ftesë te gjithë kolegëve të mi deputet që ta mbështesin këtë Kërkesë të qytetarëve duke votuar PËR miratimin e këtij Projektligji./arbresh.info/
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...