Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin me PDK-në.
Ai tha se si parti nuk kanë flirtu dhe nuk i kemi dhënë mundësi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kompromis.
“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera. Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri në Klan Kosova.
Tahiri rikujtoi se si parti kanë kërkuar zbritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se e “kanë goditur” edhe në çështjen e pagave.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...