Sipas gazetës serbe “Novosti”, KFOR-i Amerikanë po përgatit shqiptarët në Malet e Bajgores, të cilat e rrethojnë komunën e Podujevës.
Sipas këtij artikulli thuhet se pikërisht ky territor ishte baza e terroristëve të UÇK-së.
“Prishtina bleu nga SHBA 27 “Hammer”, 24 i morën dhuratë”, shkruan gazeta, transmeton Arbresh.info.

Sipas këtij artikulli i cili thirret në burime të gazetës, shqiptarët e Kosovës me shpejtësi i kanë intensifikuar ushtrimet me amerikanët, si pjesë e një operacioni të përbashkët të koduar “Golden Sabre”, e cila në qarqet e sigurisë është interpretuar si faza përfundimtare para se të merret veriu.
“Sipas informacioneve tona, anëtarët e KFOR-it amerikan për disa javë në malin Bajgora, kanë trajnuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ardhmen “Ushtrisë së Kosovës”. Burimet tona thonë se trajnimi është kryer për të paktën njëqind anëtarë të KBS, e cila është ndërruar periodikisht në Bajgorë”, thuhet ndër të tjera.

Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...