Biznesmeni serb, Radovan Mijatoviq, pronar i kompanisë ‘Hemotehna’ në Suboticë, ka thënë se nëse nuk merret ndonjë nismë për heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, atëherë bizneset serbe do të humbasin shumë shpejt tregun në Kosovë.
“Situata aktualisht është tre herë me keq se një vit më parë, një masë e ngjashme ishte prezantuar edhe për miellin”, ka thënë Mijatoviq për agjencinë e lajmeve ‘Beta’, transmeton Gazeta Express.
“Ne jemi duke humbur tregun seriozisht, veçanërisht për shkak se disa kompani vendase nuk mund të eksportojnë në tregjet e largëta për shkak të natyrës së mallrave”, ka shtuar tutje biznesmeni serb.
Sipas tij, duhet të bëhet një ndarje ndërmjet politikës dhe ekonomisë.
Ai ka treguar se si tani pas vendosjes së taksës kompanisë së tij i duhet të paguajë 5000 euro më shumë për produktet që dëshiron të eksportojë në Republikën e Kosovës.
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...