Një mjet shpërthyes dyshohet se është gjetur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një pajisje të veturës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Arbresh.info, ka thënë se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. , konfirmoi Ahmeti.
Ahmeti tha se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.




LEXO EDHE:
Dyshohet për mjet shpërthyes në Taukbahqe, policia në vendin e ngjarjes
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë