Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” rezulton të jetë i rremë.
Kështu ka njoftuar për Arbresh.info zëdhënësja e aeroportin, Valentina Gara.
Gara shtoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, tha Gara.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026