Më 19 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërroi jetë vajza e Çun Lajçit.
Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit, vdekje të cilën ai po e vuan ende. Ai thuajse çdo ditë ndan momente kujtime ku shpreh mallin ndaj Bubulinës. Lajçi përmes një shkrimi të gjatë, shkruajtur nga Berna e Zvicrës tregon se si vajza e tij, e cila ka ndërruar jetë, tashmë ka fituar llotarinë amerikane.
Këtë gjë aktori e kishte kuptuar përmes një e-maili.

Ky lajm e ka mërzitur tej mase atë, ndërsa ne iu sjellim vetëm një pjesë të këtij shkrimi të dhimbshëm.
Shkrimi i Çun Lajçit:
“Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.
Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia.
A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:
Urime Grin Carta Bubulinë.”
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit