Nisma Socialdemokrate po vazhdon shtrirje e saj në terren. Partia e Fatmir Limajt ka themeluar një tjetër nëndegë në kryeqytet.
Në prezencën e 45 delegatëve u zyrtarizuan organet drejtuese të nëndegës në Arbëri.
Kryetari i degës se Nismës në Prishtinë, Baton Dushi, tha se aktivizimi në Nismë është aktivizim në vlera reale, ndërsa rreshtimi krah kryetarit Limaj është rreshtim në krah të një lideri vizionar e të pandalur.
Ndër tjerash trajtoi problemet e ndryshme të cilat i preokupojnë qytetarët e kësaj lagje, duke u zotuar se do jetë zë i halleve dhe shqetësimeve të tyre.
Anëtari i kryesisë, Demir Lima, i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për besimin.
“Aktivizimi në projekte me qëllime të mira për vendin është detyrë e jona, ndërsa praktika e mashtrimit për të gllabëruar votën duhet të përfundojë. Projektet të cilat po zhvillohen nga dikasteret që i drejton Nisma po dëshmojnë se në Kosovë punohet ku ka vullnet, tha ndër tjerash Lima.
Këshilli zgjodhi kryesinë prej 7 anëtarësh, ndërsa kryetar u zgjodh Bajram Sopjani.
Partia e Fatmir Limajt, tash e disa ditë po mban kuvendet e punës nëpër degët e saj anekënd vendit.
Ky proces pritet të kulmojë më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i Punës.
Borrell kërkon që Kosova t’i pezullojë aksionet e policisë n...
Sulmohen gazetarët me gjësende të forta në Leposaviq
Kina mbështet Serbinë rreth tensioneve në Kosovë
Eurodeputeti Waitz: Dhuna në veri, rezultat i politikës disa...
Nagavci: S’kemi raport zyrtar, nga informata procesi mësimor...
Lajçak po përpiqet të sigurojë takim urgjent Kurti-Vuçiq