Ngjarjet e fundit në politikë duket se i kanë lënë të pakënaqur votuesit e LDK në Kodrën e Trimave.
Siç merret vesh, disa banorë afër degës së parë të LDK në Kodrën e Trimave, dyshohet ta kenë nisur një aksion si shenjë mbështetjeje për më të votuarën e LDK-së, Vjosa Osmanin.
Pakënaqësia më e madhe lindi kur Vjosa Osmani, personi më i votuar në LDK, e po ashtu kandidate për Kryeministër, u la anash nga krerët e partisë së saj.
E kjo pakënaqësi rezultoi duke shprehur revoltën e tyre përmes shkrimeve neper mure, kështu duke kërkuar udhëheqjen e LDK-së nga Vjosa Osmani.
Parullat që u panë ishin këto:
“E duam Vjosën kryetare të LDK-së”
“Me Vjosën”
“Poshtë Isa Mustafa”
Ku është̈ Vjosa jemi ne”
“Me Vjosën jo me Isën”
Mesazhi i këtyre parullave është i qartë. Votuesit e LDK kërkojnë që partia duhet të udhëhiqet nga Vjosa Osmani.
E në rast se nuk ndodh kjo atëherë përmes fjalës “Ku është Vjosa jemi ne” të pakënaqurit shprehin gatishmërinë në rast se Vjosa Osmani krijon partinë e saj atëherë edhe ata do ta ndjekin.
Këto janë fotot e dërguara nga banorët e lagjes.




Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...
Berisha paralajmëron protesta masive: Më 22 dhjetor nisim be...
Ish-hulumtuesja e Hagës: Specialja nuk duhej të ishte bërë r...