Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri

10:36 | 16 Shkurt 2026
E.G

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale Sh.B., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas njoftimit, i pandehuriakuzohet se me datë 27 nëntor 2025 në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij me dashje ka tentuar ta privojë të dëmtuarën e mitur E.V., dhe M.V., ashtu që posa kanë hyrë në oborrin e të pandehurit, i njëjti me pushkën e tij gjysmë automatike ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve, me ç`rast është plagosur e mitura E.V., në regjionin e shpatullës së majtë.

I pandehuri, po ashtu akuzohet se nga data e pacaktuar e deri me datë 27 nëntor 2025, në shtëpinë e tij ka mbajtur pushkën gjysmë automatike, në shkelje me Ligjin e zbatueshëm për armët në Republikën e Kosovës nr. 05/L-22, me ç ‘rast arma dhe dhjetë (10) fishekë i janë konfiskuar nga policia.

Po ashtu, si pasojë e gjuajtjes me armë nga i pandehuri, nga predhat është goditur një automjeti në pronësi të I.B., dhe është një dritare me roletnet në banesën e pronarit L. Sh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t`a dënojë sipas ligjit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale