Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve J.G. L.G. dhe T.TH. të dyshuar se të njëjtit duke vepruar në grup kanë kryer vepër penale të ‘Grabitjes’.
Sipas aktakuzës, të pandehurit J.G. L.G. dhe T.TH, me datë 24.11.2016 rreth orës 20:27 në Pejë, rr. “UÇK-së”, në marketin “E-Market”, duke vepruar në grup, pasi paraprakisht ishin marrë vesh i kishin ndarë detyrat për kryerjen e grabitjes. Me të arritur në vendin e lartcekur, të pandehurit L.G. dhe J.G. dalin nga vetura të cilën e drejtonte i pandehuri T.TH. vejnë maskat në kokë dhe derisa e dëmtuara V.K. ishte vetëm në lokal, të pandehurit L.G. dhe J.G. futen brenda, ku i pandehuri L.G. nën kërcënimin e armës i drejtohet të dëmtuarës e pastaj së bashku me të pandehurin J.G. marrin paratë, largohen nga aty dhe më pas parat i ndajnë në mënyrë të barabartë.
“Prokuroria ka ngritur aktakuzën pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, nga Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për çka të pandehurit e lartcekur, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë