Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj personit fizik, Sh.K, dhe ndaj personit juridik, kompanisë “Luani Transport”, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Sipas aktakuzës, “i pandehuri Sh.K, më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc, si pronar i kompanisë në kuadër të obligimeve të tij ligjore nuk ka ndërmarr masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, ashtu që, nuk ka krijuar kushte të sigurisë në vendin e punës, nuk ka ofruar trajnimin për siguri në punë, nuk ka ofruar informacion për rreziqet në punë dhe përdorimin e duhur të makinerisë, ashtu që edhe përkundër faktit se tani i ndjeri, S.R në përgjegjësitë dhe detyrat e tij ishte vetëm pastrues, i njëjti kishte gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, si pasojë e kontaktit me gjeneratorin”.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj personit juridik, kompanisë “Luani Transport”, “e cila nga pakujdesia si pasojë e mosplotësimit të kushteve të punës sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk ka vepruar në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës, me ç’rast ka kryer veprën penale të lartcekur, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetën punëtori, tani i ndjeri S.R”.
Prokurori i shtetit, në aktakuzën e ngritur i ka propozuar gjykatës që përveç dënimit për veprën penale të lartcekur, po ashtu të shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”, në këtë rast veprimtarisë së seperacionit, kjo për faktin se, në rastin konkret i pandehuri ka ushtruar veprimtarinë pa licencë dhe pas asnjë kriter të sigurisë në vendin e punës.
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...