Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.M, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M, në muajin nëntor të vitit 2023 në Pejë, duke e ditur se paraja është e falsifikuar vë në qarkullim paranë e falsifikuar, ashtu që, pasi i njëjti i kishte borxh të dëmtuarit S.Q, shumën prej 21,500.00€ , të njëjtit i’a kthen (tremijepesëqind euro) 3,500.00€, ndërsa pjesën e mbetur prej (tetëmbëdhjetëmijë euro) 18,000.00 €, si garanci në muajin nëntor 2023, i’a jep shumën prej 9,000.00 (nëntëmijë dollar) $ të cilat ishin të falsifikuara.
Prokurori i rastit përpos aktakuzës, ka kërkuar dënimin e të pandehurit, ka propozuar konfiskimin e parave të falsifikuara dhe urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit ndaj të dëmtuarit./Arbresh.info/
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent