Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehures me inicialet S.SH., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143, paragrafi 2 i KPRK-së.
Prokuroria Speciale, njofton se e pandehura S.SH., me paramendim, me dashje dhe duke bërë përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ”ISIS” ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj, shtetas turk, nga Gjermania për në Turqi dhe, më pastaj, përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri, ku është angazhuar përmes ndihmës logjistike në organizatën terroriste ”ISIS”.
Me këto veprime e pandehura S.SH. ka kryer veprën penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143, paragrafi 2 i KPRK-së./arbresh.info/
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...