Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur atakuzë ndaj N.S., E.S., D.B., A.J., G.S., M.D., K.S., B.Q dhe V.M për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërsa N.S., akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të armëve, transmeton Arbresh.info
“Të pandehurit akuzohen se në bashkëveprim, nga një periudhë e papërcaktuar kohore e deri në shkurt të 2024-ës, kanë mashtruar shetas të vendeve të ndryshmve evropiane, kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, duke përfituar kundërligjshëm mjete financiare në vlerë prej dy milionë e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e një (2,067,271) euro”, thuhet në njoftim.
“Sipas aktakuzës, të pandehurit duke u paraqitur rrejshëm si kompani investimesh, kanë kontaktuar viktimat dhe i kanë bindur të investojnë në platformat ”Option888” dhe “Krack”. Gjithashtu, pasi kanë përfituar qasje nga viktimat në aplikacionet e tyre, kanë manipuluar të dhënat, duke i paraqitur investimet (fiktive) në rritje”, thuhet në njoftim.
Hetimet kanë vërtetuar se parat e të dëmtuarëve, të transferuara përmes platformës “Krack”, janë ndarë mes të gjithë të pandehurve./Arbresh.info
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin