Prokuroria Themelorë në Prishtinë ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kërcënim ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për RTK se Dedaj ngarkohet me veprën penale Kanosje.
Aktakuza ndaj Dedajt vjen pasi ai, në një deklarim për një televizion privat, teksa e kishte konsideruar shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit si hakmarrje politike, mes tjerash e kishte përmendur kanunin e Lekë Dukagjinit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...