Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.M., dhe E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 dhe veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, i pandehuri F.M., pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ose ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me Ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që me datë 23.08.2019, me dijen e të akuzuarit E.H., derisa në orët e vona të mbrëmjes lëviznin me automjetin e të akuzuarit E.H., në një çantë krahu kanë pasur 5 qese plastike me substanca narkotike të llojit “Kokainë”, në peshë prej 3.88 gram, 1 qese plastike me substancë narkotike të llojit “Ekstazi”, në peshë prej 0.32 gram, 18 qese plastike me substancë narkotike të llojit “Kokainë” në peshë prej 15.77 gram dhe një peshore me mbishkrimin “Constante”, që shërben për matjen e narkotikut, ku edhe është kapur nga policia në rrugën “Beteja e Vrrinit” në Prizrer”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së.
“Ndërsa, i pandehuri E.H., thelbësisht ka kontribuar në kryerjen e veprës penale në mënyrë tjetër, asisoj që me datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke qenë në dijeni për planet për shitje, shpërndarje ose ofrim për shitje të të akuzuarit F.M., për sasinë e narkotikëve që i kishte në çantë, të njëjtin e merr në automjetin e tij, ku ishin edhe dëshmitarët R. Xh., dhe J.C., lëvizin nëpër qytet ku edhe kapen nga policia dhe ndër të tjerash në automjet i është gjetur në ulësen e pasme sasia e narkotikut e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 0.57 gram”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së./arbresh.info
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...