Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për veprat penale fajde dhe krim i organizuar.
Po ashtu, të njëjtit kanë kryer edhe veprat penale bazë “detyrim” dhe veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, e paraparë dhe e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajde” nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Krim i Organizuar” nga neni 283” paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...