Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është caktuar shqyrtimi fillestar për datën 3 shtator 2025, në orën 09:00.
Lajmin e ka bërë të ditur Faton Klinaku, i cili ka njoftuar se në këtë seancë pritet të shihet nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të paraqitet në cilësinë e të dëmtuarit.
“Shqyrtimi fillestar në gjykatën themelore në Prishtinë është caktuar që të mbahet me datën 3 shtator 2025, ora 9:00. Ta shohim se a do t’përgjigjet Albin Kurti si i dëmtuar-dëshmitar i prokurorisë”, shkroi Klinaku.
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...