Në kuadër të aksionit për dyshimet për falsifikim të rezultatit zgjedhor në Komunën e Malishevës, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka njoftuar se janë intervistuar gjithsej 68 persona.
Sipas tij, nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë të përfshirë në proces, janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë. Për 15 kryesuesit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa për komisionerët e tjerë Prokuroria është ende në fazën e vlerësimit për masa të mundshme.
“Nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar gjithsej 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues aktualisht janë të ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të vendosë në lidhje me masën e sigurisë. Po ashtu për 43 komisionerët e tjerë jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale pasi që në këtë rast kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të Departamentit për Krime të Rënda”, tha ai.
“Gjatë këtij operacioni, deri më tani kemi arritur të sigurojmë prova relevante që mbështesin dyshimin e bazuar se gjashtë persona, në cilësinë e komisionerëve, kanë bashkëpunuar për të ndryshuar rezultatin e votimit për kandidatë të caktuar. Këta persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre do të kërkohet masa e paraburgimit brenda afatit ligjor. Dua të siguroj qytetarët se hetimet janë në vazhdim e sipër dhe nuk do të ndalemi vetëm te këta persona. Çdo individ tjetër i përfshirë, qoftë si urdhërdhënës apo ndihmës, do të identifikohet dhe do të sillet para drejtësisë. Integriteti i procesit zgjedhor në rajonin që mbulon Prokuroria e Gjakovës është prioritet i yni absolut”, tha ai.
Tutje tha se “Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në dhe Policinë, jemi duke verifikuar edhe disa vendvotime të tjera ku ka mospërputhje të rezultateve. Nuk do të lejojmë që asnjë votë e vetme të tjetërsohet apo të vidhet. Ky aksion është një paralajmërim për këdo që mendon se mund të manipulojë vullnetin e qytetarit pa u ndëshkuar”.
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...