Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të zhvillohet aksion pastrimi në Prishtinë.
Aksioni do të fillojë në ora 13:30, ndërsa do të realizohet përreth hapësirave të Shkollës “Model” si dhe afër hekurudhës që gjendet në afërsi të shkollës.
Në aksion do të marrë pjesë ekipi i Let’s Do It, ndërsa do të bashkohen rreth 100 nxënës, kujdestarë klasash si dhe drejtori i Shkollës.
Mbeturinat që do të mblidhen do të largohen nga Kompania “Pastrimi”.
Po ashtu, edhe sot do të vazhdojë pastrimi me makineri i deponive me mbetje inerte në Gërmi.
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...