Let’s Do It Kosova do të organizojë aksion për largimin e mbeturinave në hyrje të “Parkut të Gërmisë”.
Aksioni do të mbahet në vazhdën e aktiviteteve që po organizohen në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, e organizuar në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë, e cila po mbahet që nga 23 qershori deri më 30 qershor 2017.
Aksioni që do të organizohet nesër nga Let’s Do It Kosova do të përkrahet nga projekti i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK) “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).
Përveç vullnetarëve të Let’s Do It Kosova, pjesëmarrjen në aksion e ka konfirmuar edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova, e cila do t’i bashkohet aksionit nga ora 11:45. Po ashtu, në aksion do të merr pjesë edhe udhëheqësja e rrjetizimit nga Lets do It World, Znj. Heidi Solba.
Përveç aksionit të pastrimit, në kuadër të aktiviteteve për ditën e nesërme, në “Parkun e Germisë” do të mbillen lule dhe fidanë, për çka LDIK do të përkrahet edhe nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura”.
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV