Policia e Kosovës ka realizuar mbrëmë një operacion kontrolli në disa lokale dhe automjete në lagje të ndryshme të Prizrenit.
Detaje nga operacioni për Arbresh.info ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se operacioni është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme e dukurive negative gjatë sezonës verore.
Tutje Bytyqi potencoi se gjatë operacionit tek një person është gjetur një thikë dhe i njëjti është shoqëruar për në stacionin policor.
“Mbrëmë, më datë 21.06.2025, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Prizren, në bashkëpunim me Njësitin Kundër Trafikimit me Narkotikë dhe me përkrahjen e Njësive të Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Prizreni dhe rajonet tjera, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacion të planifikuar me kontrolle të befasishme në disa lokale dhe automjete në lagje të ndryshme të qytetit të Prizrenit”, tha Bytyqi.
“Ky operacion është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme e dukurive negative gjatë sezonës verore. Gjatë këtij operacioni, të paktën tek një person është gjetur një thikë brezi. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të tilla në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike për të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë sezonit të verës”, tha ai./Arbresh.info
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...