Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion në rajonin e Prizrenit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Kelani ka treguar se ky operacion ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.
“Mund të konfirmojmë se sot 20.01.2021, Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante, është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prizrenit. Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale.
Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje” është arrestuar, përderisa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani. /Arbresh.info/
Valverde flet fjalë të mëdha për Arda Gulerin
Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, sa ishte magnituda
A janë të sigurta rrezet X dentare?
Cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë?
Conceicao: Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje
Time Kadrijaj konfirmon se i ka fituar votat për deputete ed...