Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar një bastisje në disa pavijone të institucionit, ku u angazhuan 80 oficerë të sigurisë si dhe Njësia K9 e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).
Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi kryesor i këtij aksioni ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit.
“Gjatë bastisjes nuk është hasur asnjë material i ndaluar apo substancë e jashtëligjshme, çka dëshmon një gjendje të kontrolluar dhe mbikëqyrje efektive brenda pavijoneve të kontrolluara. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar që, përmes veprimeve parandaluese dhe kontrolleve të rregullta, të garantojë sigurinë dhe rendin brenda institucioneve korrektuese, duke mbrojtur integritetin e sistemit korrektues në vend”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...