Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestohen tre persona

23:01 | 23 Mars 2026
E.G

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion antidrogë në rajonin e Suharekës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Në kuadër të operacionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekës, ku janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, një armë gjuetie, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike.

“Ju konfirmoj se një operacion antidrogë i koduar me emrin “Kimisti” është iniciuar dhe zhvilluar pas hetimeve te perbashketa te Policisë së Kosovës me prokurorinë, përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore. Si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe hetimore, sot është realizuar një aksion policor i suksesshëm antidrogë. Gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Po ashtu, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal. Në kuadër të operacionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekës, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren”, ka thënë Hoxha.