Aksidentohet vetura e policisë në Ferizaj (FOTO)

14:22 | 24 Mars 2016
M. A.

Aksident i rëndë në hyrje të Ferizajit ku janë përfshirë 3 vetura, njëra ndër to edhe një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Express se në këtë aksident janë të përfshirë 3 automjete, ndërsa aksidenti ka ndodhur në orën 12:43 minuta.
ferixzaj1 ferizaj1

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se 4 persona mbeten të lënduar nga ky aksident.

 

Shpërndaje në rrjete sociale