Aksidentohet vetura e ambasadorit Delawie (FOTO)

15:41 | 1 Shkurt 2017
M. A.

Vetura e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë Greg Delawie është aksidentuar sot në lagjen “Dragodan” në kryeqytet.

Siç shihet pamjet e kapura nga Ekonomia Online në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ambasadori Delawie ishte në një konferencë së bashku më drejtorin e misionit të USAID-it, James Hope në një konferencë te “Gjirafa”, ku kanë folur për nisjen e Partneritetit të ri për Zhvillimin e Ekonomisë së Internetit, ndërsa vetura e tij është goditur nga një veturë e tipit Audi.

16442966-1694610357221000-1043910358-o 16443869-1694610437220992-997045367-o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme