Dy persona kanë marrë lëndime trupore, nga aksidentimi i një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit janë ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij.
“Sot rreth orës 19:20, në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dy persona ( ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së