Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 të mërkurën në rrugën Ferizaj – Shtime, ku si pasojë katër persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar, njëri rëndë.
Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. /arbresh.info/
lexo edhe :
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...