Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mëngjesit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia bën të ditur se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./Arbresh.info/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja