Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se aksidenti i sotëm i komunikacionit në këtë qytet ka të bëjë me sulm terrorist.
Haziri, duke folur për aksidentin e rëndë në komunën e tij, ka thënë se pasojat janë të mëdha – si në njerëz, ashtu edhe dëme materiale.
Haziri ka përmendur edhe dyshimet për sulm terrorist, duke thënë se nuk duhet të ngutemi me konstatime të tilla.
‘’E pashë që mediat janë munduar të japin alarmin për sulm terrorist. Por jo. Nuk guxojmë të dalim me diçka të tillë shpejt. Është parë që ka të bëjë me probleme të tjera. Dhe në 17:30 e kam shpallur gjendje normaliteti në komunë’’, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.
“Kam dalë në vendin e ngjarjes pas 3 minutave, afër 1 kilometër është shkaktu dëmi material nga ky aksident. Si duket shoferit të kamionit s’i ka funksionuar as timoni. Ka mbetur vetëm ashtu. Pasojat janë të tilla. Ka humbur jetën një ndërmarrës i zoti. Njerëzit janë ngujuar në vetura”, ka thënë Haziri.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës