Një person e ka humbur jetën si pasojë aksident mes një treni dhe një veture që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Jagodë të Klinës.
Po ashtu nga ky aksident i rëndë janë lënduar edhe tre persona, njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është nisur drejt QKUK-së.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Emergjenca e Spitalit Rajonal.
“Tre persona janë pranuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal pas aksidentit. Janë dy gra dhe një burrë. Ky i fundit është nisur drejt QKUK-së në Prishtinë, për shkak të natyrës më të rëndë të lëndimeve. Ai ka frakturë serike të brinjëve dhe të dorës”, ka deklaruar për Klankosova.tv shefi i Emergjencës Besnik Ibraj.
Treni godet veturën në Jagodë të Klinës, një i vdekur e tre të lënduar
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...