Sot janë raportuar disa raste të lëndimeve serioze nga përdorimi i trotinetëve elektrikë, ndërsa lidhur me këtë çështje, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli bërë të ditur se Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Pacolli në një postim në Facebook shkruan se grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve dhe shumë shpejt do të dërgohet në seancë.
“Çdo ditë po raportohet për aksidente dhe lëndime serioze që po shkaktohen nga përdorimi i trotinetëve elektrik.
Akoma nuk kemi ligj që rregullon përdorimin e trotinetëve elektrik por Komisioni për Mjedis bashkë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit po punon në plotësim ndryshimin e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. Grupi punues e ka draftuar një nen të veçantë që rregullon përdorimin e trotinetëve. Shumë shpejt projekligji do të dërgohet në seancë.
Ashtu siç edhe mjekët po konstatojnë, lëndimet nga trotinetët mund të jenë serioze prandaj prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të mos dalin në rrugë me trotinete”, shkruan ajo. /arbresh.info/

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë