Aksident zinxhiror në Ferizaj (Foto)

14:17 | 28 Janar 2016
M. A.

Sot rreth orës 10:00 në mëngjes ka ndodhur një aksident zinxhiror në rrugën Ferizaj-Gerlicë afër fshatit Varosh.

Shkaktar kryesor i këtij aksidenti thuhet se është rruga e papërshtatshme. Ndërsa pjesëmarrësit në këtë aksident fajësojnë kompanitë që kanë obligim të pastrojnë rrugët e që nuk e kanë kryer detyrën e tyre.

Rruga ishte e bllokuar dhe ne këtë aksident ku nuk kishte të lënduar përveç dëmeve materiale ishin 8 vetura të cilat pësuan nga rruga e cila sipas reporterit ishte e gjitha e ngrirë dhe e bllokuar për rreth 1 orë.

aksident3_1453986690-2722973
aksident2_1453986681-5522879
aksident1_1453986672-8215255

Shpërndaje në rrjete sociale