Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Vranidoll
Si pasojë nga ky aksident janë lënduar tre persona.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se aksidenti ishte në mes të dy veturave, ndërsa të lënduarit nga ky rast janë dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 07:30 në Vranidoll, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor” , tha Borovci. /arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin