Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Podujevë-Merdare.
Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.
Ajo tha se si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar dhe të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30 në magjistralen Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona”, ka thënë ajo.
/arbresh.info/