Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, flora Ahmeti.
Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore, dhe lëndime ka marr këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin