Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik në fshatin Petroc të Kamenicës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura si dhe të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
“Me datën 16.03.2023 rreth orës 15:30 Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan është njoftuar se në fshatin Petroc, komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Përpos dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?