Në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident me lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për portalin Arbresh.info se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Lluzhan ka ndodhur aksident komunikacioni me lëndime trupore. Në aksident janë të përfshira dy automjete, një autobus dhe një kamion. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor” ka thënë ajo./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje