Në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura civile “Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri”, thotë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Zëdhënësi Zahiti, bënë të ditur se deri të aksidenti ka ardhur pasi që njëra nga dy veturat e përfshira në aksident, kishte ndërmarrë veprime të pakujdesshme në përparësi kalimi dhe për pasojë ishin ndeshur mes vete.
Bëhet e ditur se dy drejtuesit e veturave dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime, ku pas trajtimit mjekësor në QKMF janë liruar./arbresh.info/
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...